Mbeturinat "pushtojnë" Tiranën, koshat e plehrave të tejmbushur
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 28 Qershor 2021, 15:49
Tirana të ofron një pamje aspak të këndshme. Kazanët e plehrave janë të tejmbushur e veç kësaj mbetjet janë hedhur në rrugë.
Edhe në këto ditë kur temperaturat arrijnë në 40 gradë askush nuk u kujdes për të hequr mbeturinat deri pas mesditës.
Jashtë kamerave banorët thonë se shpesh koshat qëndrojnë pa u pastruar duke i rrezikuar ato për ndonjë infeksion të mundshëm.
Pastrimi i Tiranës është kthyer dhe në një përplasje mes kompanive.
Vetëm pak ditë më parë bashkisë iu anulua loti i dytë për pastrimin e një zone kryeqytet me vlerë 549 milionë lekë, pasi kompania fituese kishte paraqitur dokumente të falsifikuara.
