Çekia i shtohet listës së vendeve që heqin kufizimet për Shqipërinë, ja çfarë nevojitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2021, 15:55
Një tjetër vend i shtohet listës së vendeve që heqin të gjithë kufizimet për udhëtarët shqiptarë.
Tirana International Airport përmes një njoftimi në Facebook bën me dije se shqiptarët tashmë janë të lirë që të udhëtojnë drejt Çekisë.
Për të udhëtuar as testi, as vaksina nuk janë të detyrueshme.
Njoftimi i plotë:
"Çekia
Nga sot, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Çeki.
As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport"
