Nga 1 korriku rikthehen në treg abonetë e përgjithshme

Pas ankesave dhe protestave të shumta që solli heqja e aboneve të përgjithshme, Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për rikthimin e aboneve të përgjithshme.

Pas një muaj pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për përdoruesit e transportit urban nga data 1 Korrik do të nisë shitja e aboneve të përgjithshme në pikat e tregtimit të tyre.

Për rikthimin e aboneve të përgjithshme qytetarë e aktivistë të organizatës politike u angazhuan në firmosjen e një peticioni me mbi 11 mijë firma kundër këtij vendimi arbitrar dhe ka pasur protesta që e kundërshtonin koston shtesë të përdoruesve të transportit urban nga heqja nga qarkullimi e abonesë së përgjithshme.