Grenell kujton ''heronjtë e Vidovdanit'', Robelli: Luan rolin e propagandistit serbomadh, shërbëtor i Vuçiç

Ish i dërguari i ish-presidentit Trump për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka nderuar ata që i quan si heronjtë e Vidovdanit përme snjë postimi në Twitter.

Ai shkruan se më 28 qershor 1389, në kosovë filloi beteja kundër otomanëve si dhe shtoi se përkujton martirët e shenjtë serbë dhe Shën Car Lazarin.

Grenell kujton ''heronjtë e Vidovdanit'', Robelli: Luan

Ndërkohë, lidhur me këtë status të Grenell ka reaguar edhe analisti Enver Robelli i cili shkruan se Grenell ka folur si me qenë mitingash në tubimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 28 qershor 1989.

Ai shkruan se më 28 qershor 2021 Grenell luan rolin e propagandistit serbomadh dhe se ëhstë një injorant që nuk merr vesh asgjë nga historia, por luan rolin e shërbëtorit të Aleksandar Vuçiqit.

Robelli: Paska folë Richard Grenelli në Tëitter si me qenë mitingash në tubimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 28 qershor 1989. I paska përkujtuar «heronjtë e Vidovdanit», «betejën kundër otomanëve», «martirët e shenjtë serbë» dhe «Shën Car Lazarin». Po të qëllonte Grenelli në Gazimestan më 1989, do t’i bashkohej nacionalistëve serbë në bartjen e eshtrave të Car Lazarit nëpër «vendet serbe». Më 28 qershor 2021 Grenell luan rolin e propagandistit serbomadh. Një injorant që nuk merr vesh asgjë nga historia, por luan rolin e shërbëtorit të Aleksandar Vuçiqit dhe manipuluesit të historisë. Mos të harrojmë: Richard Grenelli është dekoruar nga një president i Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Sa i përket historisë: Beteja e Kosovës e vitit 1389 nuk është vendimtare për fatin e Ballkanit. Vendimtare është Beteja e Dytë e vitit 1447 e Mbretërisë Hungareze kundër Perandorisë Osmane. Në atë betejë serbët nuk morën pjesë, ata ishin vasalë të Sulltanit. Por një propagandisti të së djathtës ekstreme amerikane kjo nuk i intereson. Para një viti ky dëshironte të zgjidhte konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.