Merr fund rezistenca, 58-vjeçari në Kuçovë zbret nga struktura metalike, kërcënonte se do hidhej
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 28 Qershor 2021, 17:38
Pas disa orësh në një platformë metalike të pusit të naftës në Kuçovë, 58-vjeçari Nikollaq Bushi është bindur të zbresë në tokë.
Nikollaqi nuk i ka rezistuar qëndrimit në kullë duke i thënë se do të hipë sërish nëse nuk e punësojnë në prodhimin e naftës në Kuçovë.
Ai hipi në shtyllë duke akuzuar Bashkinë se nuk e ka ndihmuar të punësohet.
Gjatë kohës që ka qëndruar në platformën metalike ai ka kërcënuar se do të vetësakrifikohej nëse bashkia nuk i përgjigjet shqetësimit të tij.
