Tetë viktima në pak ditë/ Ndikim në turizëm, eksperti: Turistët po na pyesin, çfarë po ndodh? A jemi të mbrojtur
Katër viktima në Velipojë në nisje të sezonit turistik por dhe aksidentet e rënda rrugore kanë krijuar një situatë pasigurie te pushuesit e huaj.
Madje operatorët parashikojnë që efektet negative do të ndihen nga java e ardhshme. Kjo për faktin se lajmet e dhëna edhe në mediet ndërkombëtare krijojnë panik.
"Nuk është fort e çuditshme nëse pas 1 jave do të ndiejmë edhe impaktet e para, pra tërheqjen e turizmit. Kemi filluar të kemi pyetje se çfarë po ndodh, a jemi të mbrojtur në Shqipëri."
Për të vënë situatën në kontroll ekspertët kërkojnë që strukturat shtetërore të bëhen funksionale
"Janë institucionet të cilat lëvizin njëra pas tjetrës, të cilat formojnë atë zinxhirin hallkat e zinxhirit të madh. Në momentin që njëra nga këto hallka që do të bëjë punën e vet siç duhet, atëherë do të ndodhin këto situata me të cilat po përballemi."
Kontrolle të shpeshta, që duhet të kishin nisur të paktën tre muaj më parë, dhe marrja në konsideratë e çdo ankesë shihen si një masë e parë.
"Jam i bindur që institucionet do të reagojnë, por do të jetë një reagim i fortë, duhet të jetë një reagim i institucioneve lokale bashkë me policinë e shtetit për të treguar që shteti ëshët këtu dhe shteti nuk i toleron këto gjëra."
Edhe qytetarët shprehen se situate e krimeve në vend ka rritur pasigurinë në vend.
"Unë vetë nuk e di se si do vejë puna."
"Nëse ekziston ligji, nuk zbatohet. Kapet krimineli, futet në Prokurori paguan lekët, del."
Dy ngjarje të rënda, masakra në Velipojë me 4 viktima dhe aksidenti me katër të vdekur kanë tronditur opinionin publik e kanë rritur pasigurinë.
