Kapen me 500 mijë paund drogë, arrestohen dy shqiptarë në Britani

Dy shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur me 500 rrënjë kanabis brenda një ndërtese .

Sipas mediave të huaja, janë arrestuar dy 27-vjeçarët shqiptarë, Ervis Roci, Edi Kotorri. Roci u gjet brenda një oxhaku të ndërtesës, ndërsa Kotorri u kap në dhomën e ndenjes.

Kur brenda banesës hynë oficerët gjetën një pije të ngrohtë në tavolinë dhe një celular në karikim. Më pas ata vunë re një të çarë të dyshimtë që i fuste në një hyrje tjetër në ndërtesë.

Tek pjesa e tij ishin vendosur 350 rrënjë, ndërsa tek e shqiptarit tjetër 180. Fitimet nëse droga do të dilte në treg do të ishin rreth 500 mijë paund.

Shqiptarët, të cilët qëndronin pa dokumente në Britani, pranuan fajësinë. Të dy ata u dënuan me 20 muaj burg dhe pas vuajtjes së dënimit do të deportohen në Shqipëri.