Plagosi me kallashnikov 39-vjeçarin, arrestohet autori në Tropojë
Një konflikt mes dy burrave përfundoi në plagosje në Tropojë.
Izet Ahmati 46 vjeç sulmoi me armë zjarri 39-vjeçarin Bardhyl Kolobiba.
Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 të mëngjesit të së enjtes në fshatin Luzhe.
I plagosur me armë zjarri kallashnikov, u dërgua në spitalin e Tropojës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, Izet Ahmati u largua nga vendngjarja.
Por disa orë më pas ai u gjet nga policia i fshehur në një shtëpi të braktisur në periferi të fshatit.
Sherri mes tyre dyshohet se nisi për motive të dobëta.
Burimet thanë se Bardhyl Kolobiba kanosi me thikë 46-vjeçarin Ahmati I cili më pas e sulmoi me armën e zjarrit që mbante pa leje.
Policia gjeti dhe sekuestrioi edhe armen e krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të sherrit mes dy burrave që përfundoi me plumba.
