Abazi: Portugalia vjen pas një humbjeje, me Francën e ka shumë të vështirë

Në ''Sport Magazinë 2020'' në Ora News, Eduard Abazi, ish-trajner i Kombëtares u shpreh se në ndeshjes e sotme me Francës, si një ndër pretendentet e Evropianit, Portugalia vjen pas një humbje me Gjermaninë.

Ai tha për Portugalinë ka pasur edhe shumë kritika, sepse kishte dy autogola për 2 minuta, gjë e cila nuk kishte ndodhur në historinë e futbollit.

Abazi: Portugalia vjen nga një humbje dhe nga një strategji pa rezultat. Këtë herë ka një ndeshje shumë të fortë me Francën, si një nga pretendentet e këtij Evropiani. Sigurisht që skuadrat i kanë mundësitë të ulen dhe të studiojnë ojën dhe mundësitë për fitoren.

Sigurisht që për Portugalinë ka pasur edhe shumë kritika, sepse kishte dy autogola për 2 minuta, gjë e cila nuk kishte ndodhur në historinë e futbollit. Po t'i shohësh ato gola ishin pothuajse të pashmangshëm.