Stafi i “RTV Ora” surprizon Altin Sulçen për ditëlindje, moderatori: Moshën e keni në Wikipedia

Në emisionin Ora Sport Euro 2020” në RTV Ora, përveçe komenteve dhe debateve në lidhje me ndeshjet e evropianit, nuk kanë munguar as surprizat.

Stafi i RTV Ora, kanë surprizuar Altin Sulçe, i cili sot ka festuar ditëlindjen e tij. Sulçe ka mbetur i befasuar, ndërkohë që nuk munguan as urimet e të ftuarve në studio.

Ndërkohë moderatorja e ka pyetur se nëse dëshira e tij është të fitonte Anglia, por Sulçe nuk e ka treguar.

I pyetur në lidhje me moshën Sulçe nuk ka zgjedhur ta komentojë, por ka thënë vetëm se mosha është te Wikipedia.