Messi thotë “PO”, argjentinasi do të rinovojë me Barcelonën

Për tifozët e Messit dhe të Barcelonës vijnë lajme të mira. Lionel Messi ka pranuar të rinovojë kontratën me katalanasit sipas të rejave më të fundit nga shtypi spanjoll duke i dhënë fund dyshimeve dhe zërave për të ardhmen.

Ylli i futbollit botëror, që është në fund të kontratës me spanjollët, vendos të vazhdojë karrierën sërish me Barcelonën pavarësisht se ofertat për të nuk mungonin dhe ishin tepër tunduese, që nga PSG, Barcelona apo edhe jashtë Europës.

Sipas akordit me presidentin Laporta, Messi do të firmosë për një vit rinovimin për shkak të financave për të mos kaluar tavanin e pagave që ka vendosur Liga e Futbollit të Spanjës dhe në fund të vitit të ardhshëm do të firmosë edhe për një sezon tjetër, pra deri në 2022.

Ky është pakti që ka Laporta me yllin argjentinas teksa presidenti mban premtimin me të cilin u rikthye në krye të klubit, për të mbajtur Messin te Barcelona.

Tani pritet vetëm data për ta zyrtarizuar akordin e rinovimit mes Messit dhe Barcelonës, që sigurisht është çështje ditësh.