Pasuesi i Hakimit te Interi është Lazzari, Hysaj e zëvendëson te Lazio
Një "rrëmujë" të vërtetë në merkato do të shkaktojë largimi i Hakimi nga Interi. Zikaltërit ende pop resin ofertën e duhur dhe shkruhet se PSG ka bërë një ofertë prej 75 mln Euro teksa Chelsea jep para dhe kartonin e Marcos Alonso.
Nëse Hakimi mund të quhet i shitur, te Interi po punojnë për afrimin e pasuesit të marokenit dhe sipas Marottas e Ausilios duhet të jetë një lojtar që njeh mirë Serinë A e gjithashtu njeh mirë skemën 3-5-2.
Më mirë se Lazzari nuk i njeh askush pasi mbrojtësi ka luajtur nën urdhrat e Inzaghit te Lazio dhe mësohet se drejtuezit zikaltër kanë arritur një marrëveshje për blerjen e tij për 18 mln euro plus 4 mln të tjera bonus.
Marotta nuk dëshiron të humbasë kohë për të kompletuar grupin e lojtarëve për trajnerin e rid he Lazzari plotëson mungesën e marokenit ndërsa edhe te Lazio e kanë gati pasuesin e italianit.
Do të jetë Elseid Hysaj blerja për krahun e djathtë të mbrojtjes, padiskutim edhe nëse Lazzari nuk ikën te Interi. Mbrojtësi shqiptar, Benjamin i trajnerit Sarri ishte kërkesa e parë për merkaton dhe fakti që është lojtar i lirë e lehtëson më shumë operacionin.
Në Itali shkruajnë që akordi është gati për 4 sezone me një page prej 1.6 mln Euro dhe pritet vetëm zyrtarizimi i Hysajt nga Lazio.
