Parashikimet e Stërmasit për dy ndeshjet e sotme: Fitojnë Polonia dhe Spanja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2021, 18:38
Në ''Sport Magazinë 2020'' në Ora News, trajneri Taulant Stërmasi dha parashikimet e tij për dy ndeshjet e sotme, Suedi-Poloni dhe Sllovaki-Spanjë.
Ai tha se në ndeshjen e parë ka mundësi që të fitojë Polonia, pasi Suedia do të luajë me lojtarët rezervë.
Ndërsa për atë Sllovaki-Spanjë shtoi se Sllovakia do të futet për të fituar, por fituese do të jetë Spanja.
Stërmasi: Mendoj se Suedia me Poloninë do të luajë pa u konsumuar, kryesisht me lojtarë rezervë për të rifreskuar ekipin. Prandaj Polonia ka më shumë shanse të fitojë në këtë ndeshje.
Ndërsa në ndeshjen Sllovaki Spanjë, Sllovakia do të futet për të fituar, por mendoj se do të fitojë Spanja.
