Berbiu: Për herë të parë Tik Tok partner gjeneral i Euro 2020, jep edhe ndeshje live

Në ''Sport magazinë 2020'' në Ora News, Inxhinieri Admir Berbiu nga Polonia u shpreh se Për herë të parë Tik Tok është bërë partner gjeneral dhe aty transmetohen live ndeshjet dhe stërvitjet e lojtarëve.

Berbiu: Këtu në Poloni Evropiani po shikohet me shumë entuziazëm. Në epokën e mediave sociale po ndiqet shumë Kampionati Evropian. Për herë të parë Tik Tok ëhstë bërë partner gjeneral dhe aty transmetohen live ndeshjet dhe stërvitjet e lojtarëve.

Prandaj edhe sponsorat janë bërë më aktive për tregtimin e produkteve të tyre. Shumë persona i ndjekin live ndeshjet. Kështu shumë persona janë kthyer nga ky aplikacion në kohë pandemie.