Patushi i kthehet Sulçes: Ne luanim me getat e Korçës, kurse Sterling luan me...

Ndeshja e Çekisë dhe Anglisë është bërë temë diskutimi në emisionin  “Ora Sport Euro 2020” në RTV Ora.

Altin Sulçe dhe Saimir Patushi kanë komentuar futbollistin që Raheem Sterling dhe ish-futbollistin shqiptar Florian Rizaj.

Saimir Patushi: Flori ka qenë shumë i shpejtë dhe kordinimin e ka pasur notën 10 , gjë që Raheem Sterling, gaboi para portës.

Altin Sulçe: Po varet kur ka luajtur Flori dhe tjetër kur ka luajtur Raheem Sterling mos bëj krahasime të pakrahasueshme.

Patushi: Është tjetër koha atëherë dhe tjetër tani. Ne luanim me getat e Korçës, kurse Sterling luan me tre gramë këpucë.