Ruco: Skocezët janë naivë në lojë, kundërshton SuIçe: Ne ne kapim vetëm negativitetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 23:58
I ftuar në emisionin e “Ora Sport Euro 2020” në RTV Ora, Edmond Ruco, është shprehur se Skocia është naive dhe sipas tij kjo skuadër i kushton më shumë vëmendje forcës.
Ndërkohë Altin Sulçe, ka kundërshtuar duke thënë se kapin vetëm anën negative dhe jo atë pozitive.
Edmond Ruco: Është naiviteti i mbrojtjes skoceze, 5 mbrojtës rrinë shikojnë lojtarin futbollistin e Kroacisë që shtrihet dhe godet topin. Ata janë shumë naivë, i kushtojnë vëmendje vetëm forcës.
Altin Sulçe: Si është mënyra se si i komentojmë, ne kapim vetëm negativitetin.
Edmond Ruco: Përderisa jemi për analizë futbolli, duhet të kapim gabimet.
Edmond Ruco: Evidentohen edhe të mirat edhe të këqijat
Altin Sulçe: Ne e kemi zakon vetëm negativet
