Euro 2020/ Stërmasi: Deri në tetëshe nuk pres surpriza, janë 4-5 ekipe shumë të forta
Në ''Sport Magazinë 2020'' në Ora News, trajneri Taulant Stërmasi u shpreh se ekipet në Euro 2020 kanë pothuajse të njëjtën nivel në raport me lojtarët.
Ai tha se nuk pret surpriza deri në këtë pikë, por theksoi se janë 4-5 skuadra që janë favorite, me Francës si ekip ëndrrash.
Stërmasi: Ekipet pothuajse janë në të njëjtin nivel fizik. Kampionatet kanë qenë shumë të sforcuara sepse kanë pasur rreth 3 ndeshje në javë, dhe ekipet nuk janë të freskëta.
Nuk pres surpriza deri në tetëshe. Vetëm Spanja nuk është kualifikuar, deri më tani, por edhe ajo do të kualifikohet dhe pres surpriza pas tetëshe. Franca është në kulmin e vet mendoj, ndërsa Italia është me një ekip kompakt dhe një futboll shumë të shpejt. Mendoj se janë 4-5 ekipe shumë të forta, edhe pse në letër është Franca ekip ëndrrash.