Southgate “ankohet” për masat anti-covid. Sterling: Fitore me lojë bindëse

Trajneri anglez, Gareth Southgate teksa lavdëroi skuadrën për fitoren ndaj Republikës çeke u shpreh tepër i zhgënjyer që nuk pati në ekip dy lojtarët Mount e Chilwell të cilët janë izoluar nga frika e covid-19.

“Jam shumë i zhgënjyer që Mount dhe Chilwell nuk ishin me ne në skuadër. Ne duhet ta pranojmë vendimin për t’i izoluar por është situate shumë e çuditshme, ata qëndruan vetëm 120 sekonda me Gilmour. Nuk e kuptoj, është situatë e çuditshme sepse ata kanë qëndruar me të gjithë lojtarët dhe jemi të gjithë OK”, përfundoi trajneri i cili gjithashtu tha se fitorja ishte e merituar.

Ndërkohë heroi i mbrëmjes, Raheem Sterling tha se skuadra bëri paraqitje shumë të mire dhe nga këtu duhet të niset skuadra sipas tij.

“Ne u nisëm shumë të fortë menjëherë, treguam futboll të mirë dhe me raste. Jemi shume te gezuar për fitoren dhe tani duhet të vijojmë e të bëjmë mire po aq fort sa sonte, të japim gjithçka. Paraqitja e Saka? Ai shtyu shumë, dha shumë dinamizëm dhe goli erdhi gjithashtu falë tij. Me kthimin e Henderson dhe Maguire treguam se kush jemi, në një turne si ky ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët, tani duam të rikuperojmë gjithashtu Mount dhe Chilwell ".