Gvozdenoviç: Serbia e Shqipëria në shtëpi këtë Evropian, dua që ta fitojë Gjermania ose Franca

Në ''Sport magazinë 2020'' në Ora News, ish-futbollisti Ivan Gvozdenoviç u shpreh se ky Kampionat Evropian nuk i pëlqen edhe aq shumë, pasi preferon më shumë kur luhet në një vend.

Ai shtoi se Serbia dhe Shqipëria janë në shtëpi këtë Evropian, por po sheh skuadrat ballkanase të Kroacisë dhe Maqedonisë.

Gvozdenoviç: Nuk po e pëlqej këtë Evropian, nuk është shumë interesant, sepse më pëlqen kur luajnë vetëm në një vend. Sigurisht që cilësia dhe ritmi është në një nivel shumë të lartë.

Serbia dhe Shqipëria janë në shtëpi këtë Evropian, por po shohim Kroacinë dhe Maqedoninë. Mendoj se Kroacia po ecën shumë mirë dhe po shkojnë në raundin tjetër, gjë e cila meriton respekt. Edhe për Maqedoninë ishte një sukses që luajti në këtë turne, por akoma nuk është në maksimumin e duhur.

Për mua këtë Evropian dua që ta fitojë Gjermania dhe Franca, që mendoj se janë skuadrat më të forta. Ndërsa Italia është e fortë shumë taktikisht, por jam më shumë me Gjermaninë e Francën. Për mua futbolli është një sport që duhet t'i lidhë njerëzit.