Debat në studio/ Sulçe “zihet” me komentatorin: Më lërë të... Riza: Jemi baraz me ndërhyrjet
Komenti i Jose Mourinho për futbollistin e Portugalisë është kthyer në temë debati në emisionin “Ora Sport Euro 2020” në RTV Ora.
Teksa Altin Sulçe po komentonte ka ndërhyrë edhe Florian Riza, i cili e ka kundërshtuar në atë që ka thënë. Sulçe i ka kërkuar që të përfundojë arsyetimin e tij, ndërkohë specialisti i futbollit i ka thënë se tashmë janë baraz me ndërhyrjet në fjalët e njëri-tjetrit.
Sulçe: Duhet të luajë me 11 lojtar, këtu e ka ironinë, këtu ka dozat e forta. E thotë në mënyrën e tij që gjithnjë vjedh vëmendjen e shtypit.
Riza: Ka vjedhur vëmendjen e lojtarëve, e jo vëmendjen e shtypit.
Sulçe: Më lërë të mbarojë arsyetimin tim
Riza: U barazuam me këto ndërhyrjet se...
Sulçe: Unë jam tolerant dhe nuk i numërojë ndërhyrjet e tua të pafundme
