Ndeshja Angli-Çeki/ Sulçe: Jam i lumtur! Patushi: Mos u gëzo vetëm me...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 23:12
I ftuar në emisionin “Ora Sport Euro 2020” në RTV Ora, Altin Sulçe, është shprehur se është i lumtur që Anglia ka shënuar një gol ndaj Çekisë.
Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë edhe Saimir Patushi, duke i thënë që të gëzohet për golin e dytë e jo për të parin, teksa ka shtuar se barazimin mes dy skuadrave e konsideron humbje.
Altin Sulçe: Dua të them se jam i lumtur, nuk të pëlqen që unë jam i lumtur.
Saimir Patushi: Ti duhet të gëzosh, por për golin e dytë por jo të parin. Barazimin e Anglisë me Çekinë e shoh humbje.
