Pogradec/ U rrëzua nga skela e katit të dytë, 58 vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 23 Qershor 2021, 13:29
Një punëtor është rrëzuar nga skela e katit të dytë teksa punonte në një banesë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Udënisht, Pogradec në një ndërtesë private.
Mësohet se i plagosuri është Reshit Laraku, 58 vjeç.
I plagosuri është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjende të rëndë.
Sipas asaj që njofton policia, 58-vjeçari po punonte në ndërtesën në pronësi të shtetasit Sh. P., (i pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec).
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
