Padia për zgjedhjet e 30 qershorit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullim të gjykimit dhe për pushim të çështjes

Në seancën e nisur prej rreth një ore, Gjykata Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë kërkesën e përfaqësuesve të qeverisë  për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Po kështu u rrëzua edhe kërkesa e përfaqësueseve të qeverisë që pjesë e seancës të jetë Shoqata për Autonomi Vendore.

Pritet që seanca të fillojë për 1 orë.

Sot në seancë u paraqiten dy kërkesa nga përfaqësuesja e qeverisë Elira Kokona:

1. Të përfshihet në proces si palë e interesuar Shoqata për Autonomi Vendore (E drejtuar nga Erion Veliaj).

2. Pezullim të shqyrtimit të kërkesës së Shoqatës së Bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese deri ne momentin që Gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuese të kësaj shoqate (pas përplasjes se fundit Ndreu-Ademi).

Kokona kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes derisa të merret një vendim për organet drejtuese të shoqatës, ku Pjerin Ndreu i mori vendin Voltana Ademit.

"Qeveria  të na vërë në dispozicion statutin e shoqatës, kopjen e autorizimit të Ademit qe mund të firmosë kërkesë në një procedim gjyqësor.

Ne rezervohemi të ngremë kërkesat paraprake qe mund te lindin."

Gjithashtu kërkoi pezullimin e shqyrtimit të çështjes , deri ne shprehjen e gjykatës Tiranë për zgjedhjen e drejtuesit të shoqatës.

"Padia e shoqatës së autonomisë vendore ka te njëjtin legjitimitet për të marrë pjesë në këtë gjykim po aq sa kërkuesi. Rezervohemi t'i përgjigjemi kësaj. T'i referohemi fakteve ligjore, që të dyja shoqatat në aktet e themelimit kanë përcaktuar funksionin e qëllimit të krijimit," tha Kokona.