Fushë Krujë/ Kishte fshehur bimë narkotike në shtëpi, arrestohet 47 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2021, 13:02
Policia ka gjetur në shtëpinë e një 47 vjeçari fidanë, që dyshohet të jenë kanabis sativa.
47 vjeçari me iniciale L.K, banues në Fushë Krujë është ndaluar me iniciativë nga policia për veprën penale "Kultivim të bimëve narkotike".
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i kontrolleve, në Fushë Krujë, në pronën e shtetasit L. K. janë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit L. K., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike.