Soreca takon kreun e KLGJ: Efikasiteti, fjala kyç në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi
Ambasadori i BE në Shqipëri është takuar me kreun e KLGJ Naureda Llagami.
Soreca shprehet se BE mbështet punën e KLGJ duke theksuar se efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të reformës në Drejtësi.
“Kënaqësi të diskutoja me kryetarin e KLGJ Llagami rreth përparësive të këshillit, përfshirë avancimet në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.
Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi. BE do vazhdojë të mbështesë punën e KLGJ”, shkruan ai në Twitter.
Great to discuss w/ KLGJ Chair #Llagami about Council’s priorities, incl. promotions to High Court, judicial map & setting up of case management system. Efficiency is the key word in this new phase of #justicereform????????. #EU????????continues to support KLGJ’s workhttps://t.co/iXEBhDc3o9 pic.twitter.com/FxdQZ8Wq5F
— Luigi Soreca???????? (@LSorecaEU) June 23, 2021
