Fusha e mbetjeve urbane në Mbrostar të Fierit drejt ezaurimit, Banorët: Situata e papërballueshme
Mbetjet janë kthyer në një problem shqetësues për zonat e banuara në Fier.
Qindra ton mbeturina urbane hidhen në fushën, pranë banesave në Mbrostar.
Qytetarët që jetojnë aty janë të shqetësuar se kjo situatë nuk po merr zgjidhje, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre.
"Pasdite vjen një erë shumë e keqe, është problem për të gjitha familjet në Mbrostar nuk e di si do të bëhet"
Ata shprehen se janë ankuar disa herë por nuk kanë gjetur zgjidhje.
Nga ana tjetër përgjegjësi i fushës së mbetjeve, jep një tjetër alarm, pasi sipas tij kapaciteti i këtij vendgrumbullimi është drejt ezaurimit duke krijuar premisa të reja për përkeqësimin e situatës.
"Këtu në këtë fushë pothuajse është drejt mbushjes" thotë ai.
Temperaturat e larta dhe rënia e zjarreve e përkeqësojnë më tej situatën si pasojë e ndotjes nga tymi i mbetjeve.
