Vrasja e Armando Baboçit dhe plagosja e dy të tjerëve, arrestohet 27 vjeçari në Durrës i shpallur në kërkim
Nëntë muaj pas konfliktit në zonën e plazhit në Durrës, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos i biri, Erald Gjini 19 vjeç, policia ka arrestuar një 27 vjeçar në kërkim për ngjarjen.
I riu nga Tirana, sipas prokurorisë së Durrësit, ishte një nga 8 personat e përfshirë në sherrin masiv që ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit 2020 në Lagjen 13 të Durrësit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Kjo akuzë rëndon Klodian Daçin, Henrik Tatazin dhe Sergio Tatazin, të cilët janë arrestuar më herët dhe tashmë ndodhen në qeli me masën e sigurisë arrest me burg.
Sipas dosjes hetimore anëtarët e dy familjeve u përplasën me njëri-tjetrin pas një konflikti të nisur për motive të dobëta të nisur mes 19-vjeçarit Erald Gjini dhe Klodjan Dacit.
Konflikti degjeneroi me përdorimin e sendeve të forta dhe armëve, duke lënë pas një viktimë dhe dy të plagosur.
Kur ndodhi ngjarja?
Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 18 shtator 2020 në zonën e plazhit në Durrës në lagjen Nr.13, te sektori Teuta i plazhit rreth orës 20:00.
Babë e bir, u përfshinë në konflikt, për motive të dobëta. Për fat të keq një prej tyre, shtetasi Armando Baboçi (GJ), 39 vjeç, nuk mundi t'i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
I plagosur mbeti edhe djali i viktimës, shtetasi Erald Gjini, 19 vjeç.
