Maliqi: Socialistëve nuk i dhimbset Shqipëria kur rrëzohet sërish e mbetet pa negociata me BE-në

Lefter Maliqi me anë të një postimi në Facebook shprehet se Shqipëria nuk i dhimbset socialistëve as kur rrëzohet dhe mbetet pa negociata me BE-në.

Sipas Maliqit, "dallga e revoltave popullore do shkërmoqë këta specialistë të dukjes e mashtrimit,  që nuk janë as socialistë."

"Njè pèrballje e pazakonté nè parlament. Njè pèrballje me forcèn e makinerisè sè kalbur shtetèrore qè si nje gjigand prej rère, duket i fortè e hijerèndè kur e sheh, por shkèrmoqet nè puhizèn e parè qè sjell njè dallgè.

Dallga e revoltave popullore do shkermoqè kèta specialistè té dukjes e mashtrimit,  qè nuk janè as socialistè. Specialistè e jo socialistè, sepse nuk prononcohen as sot kur Shqipèria sèrisht rrèzohet e mbetet pa negociata me BE-ne.

Shqiperia nuk iu dhimbset, kurse ata vetè nuk rrezohen pa kurajo,perballje,mobilizim,bashkim.

Do mbaroje kjo verè e thatè, e nè vjeshte, ashtu si bien gjethet duhet te bjere dhe Regjimi mafioz diktatorial i Rilindjes. Atèhere, pak nga pak do fillojè tè ngrihet Shqipèria e tè ndrisè dielli i saj," shkruan Maliqi në postimin e tij.