"Presim 6-mujorin e dytë", Varhelyi: Konferenca e parë ndërqeveritare, prioritet në Presidencën sllovene
Pavarësisht djegies së mundësisë për çeljen e negociatave, komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhei thotë se ka shpresë në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Ai garanton se hapja e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë do te jetë çështje prioritare .
"Me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kemi arritur në përfundimin se gjatë muajve të fundit, në saje të punës shumë të vështirë të Presidencës portugeze, ne jo vetëm që trajtuam shumë çështje por bëmë një përparim të dukshëm. Do të thosha që po hyjmë në fazën përfundimtare të punës sonë.
Fatkeqësisht nuk qemë në gjendje ta përfundojmë gjatë kësaj Presidence, por kam gatishmërinë e Presidencës sllovene që po vjen se do ta çojmë përpara këtë punë. Faza tjetër është hapja e konferencave të para ndërqeveritare, si çështje prioritare, me të dyja vendet, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut," tha Varhelyi.
