Makina përplaset me karburantin në aksin Lezhë-Milot, plagosen 2 të rinj

Dy të rinj mbetën të plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një karburant në aksin Lezhë-Milot.

Sipas Policisë, shkak u bë shpejtësia e lartë e lëvizjes e për pasojë, shoferi humbi kontrollin e makinës.

Shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore u bë sërish shkak për aksident.

Për pasojë drejtuesi i kësaj makine humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pikë karburanti.

Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të së mërkurës, 23 qershor në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Ishull-Shëngjin.

Përplasja ishte e fortë siç tregojnë pamjet.

Drejtuesi Dajan Nikolli 20-vjeç dhe pasagjeri që udhëtonte më Adrian Paloka 17-vjeç mbetën të plagosur.

Ata u dërguan me urgjence në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku shoferi 20 vjeçar është sjellë në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar pasi ka plagë të rënda.

Ekspertët e policisë së Lezhës pasi kryen veprimet e para në vendngjarje konfirmuan dyshimin se shkak për aksidentin u bë shpejtësia tej normave të lëvizjes në rrugë.

90 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në 5 muajt e parë të këtij viti, ndërsa numri i të plagosurve është shumë më i lartë.

Në rrugët e vendit autoritetet kanë konstatuar 144 “njolla të zeza”, sipas ekspertëve policia duhet të riorganizojë shërbimet për të parandaluar aksidentet fatale.