Zbulohet varri i rrallë në Amantia, mendohet se i përket shekullit III para Krishtit

Në Parkun Arkeologjik të Amantias në Vlorë së fundmi është zbuluar një ndër gjurmët arkeologjike me të rëndësishme në 20 vitet. Ekspertët thonë paraprakisht se zbulimi i ruajtur mirë mund t’i përkasë periudhës së para 2300 viteve, ndërsa ekspertizat e thelluara do të përcaktojnë kohën e saktë të ndërtimit të objektit.

Një varr 2300-vjeçar i zbuluar nga arkeologët në Parkun e Amantias në Vlorë përbën ngjarjen më të rëndësishme arkeologjike në 20 vitet e fundit në këtë zonë.

Objekti i zbuluar mendohet se i përket shekullit të III para erës sonë.

Madhësia e tij, stili arkitektonik dhe materialet e rezistueshme janë veçoritë më të rëndësishme.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë thotë se nga të gjitha vëzhgimet paraprake rezulton se varri ka qenë i një rëndësie të veçantë për kohën kur është ndërtuar.

"E veçanta e këtij varri është struktura arkitektonike e ruajtur shumë mirë, mbulimi i tij. Deri më sot nuk është gjetur një mbulim që të jetë me tjegulla."

Në të gjithë hapësirën janë zbuluar edhe materiale të tjera, që tanimë kanë nevojë për ekspertizë më të thelluar.

"Theksojmë se përveç skeleteve kanë qenë dhe enë qeramike jo të ruajtura mirë. Ato do të kalojnë më pas në pjesën e studimit për të krijuar një ide më të mirë  se çfarë përfaqësonte ky varr."

Sipas ekspertëve në këtë zonë mendohet të ketë edhe të paktën 9 varre të tjera, për të cilën arkeologët po punojnë ndërsa zbulimi i tyre vlerësohet se ka rëndësi të veçantë për historinë e Shqipërisë dhe arkeologjinë.

 

Zbulohet varri i rrallë në Amantia, mendohet se i përket

Zbulohet varri i rrallë në Amantia, mendohet se i përket

Zbulohet varri i rrallë në Amantia, mendohet se i përket

Zbulohet varri i rrallë në Amantia, mendohet se i përket

Zbulohet varri i rrallë në Amantia, mendohet se i përket