Udhëtimet ajrore me Greqinë, kontrollet për masat Covid shkaktojnë vonesa e pritje në aeroporte

Aeroporti i Rinasit njoftoi rikthimin në normalitet të fluturimeve ajrore me Greqinë duke pohuar se nuk ka asnjë kufizim për qytetarët shqiptarë me pasaporta biometrike. Ky fakt konfirmohet edhe nga qytetarët, të cilët megjithatë pranojnë se kontrolli i dokumenteve shtesë si testet anti-Covid apo mbajtja e maskës, shkaktojnë vonesa në shumë raste në mbi një orë.

Qytetarët shqiptarë po përballen me pengesa dhe paqartësi në pikat tokësore të kalimit kufitar me Greqinë, ndërkohë që në fluturimet nga aeroporti i Rinasit drejt Athinës, duket se është kthyer normaliteti.

Greqia ka hequr kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaportat biometrike. Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere; test Covid-i, një dëshmi që personi e ka kaluar ose certifikata e vaksininimit në gjuhen angleze, fregjisht, gjemanisht ose në gjuhën ruse.

Pasagjerët shprehen se nuk kanë hasur probleme me dokumentacionet shtesë që kërkohen për shkak të pandemisë.

"Shumë në rregull, siguracionin dhe tamponin."

"Kam bërë tamponin."

Megjithatë kontrollet për respektimin e masave anti-Covid kanë shkaktuar jo pak vonesa dhe pritje, të cilat mbeten shqetësim për udhëtarët.

"Vonesat të japin pak bezdi."

Pasagjerëve u sugjerohet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës.