Euro 2020, rikthehen bastet sportive?
Fillimi i Kampionatit Europian ka shtuar edhe përdoruesit e lotove sportive të cilat zhvillohen në informalitet të plotë pas ndalimit me ligj të këtij aktiviteti tashmë prej dy vitesh.
Pavarësisht kufizimit ligjor duket se persona të ndryshëm nëpërmjet website të ndryshme ose platform online ofrojnë mundësi për të vendosur një skedinë. Ky aktivitet është evidentuar nga policia edhe në disa raste kur lokale të ndryshme janë vendosur në shërbim të lotove sportive.
Në më shumë se 10 ditë, pas nisjes së Kampionatit Europian të Futbollit vetëm në Tiranë janë të arrestuar 7 persona të cilet pas informacioneve të policisë ushtronin lojara të fatit. Policia sekuestroi 3 aparate celularë të cilët 3 perosonat u kishin në përdorim për të vendosur skedia.
Nga fillimi i janarit dhe deri më tani vetëm në Tiranë janë zhvilluar 14 operacione nga ana e policisë në të cilët në ranga kanë përfunduar 12 persona dhe janë proceduar 5 të tjerë.
Pas kryeqytetit të arrestuar për këtë veper penale renditet qarku i Korçës me 5 të tilla edhe psë në një peridhë 6 mujorë janë zhvilluar 18 operacione për zbulimin dhe sekuestrimin e lojrave të fatit
Fieri, Gjirokastra, Elbasani dhe Durrësi sipas policisë në këtë periudhë nuk ka asnjë përson të arrestuar as të proceduar dhe as një operacion i ndërmarrë nga policia.
Në 12 drejtoritë e vendit që nga fillimi i janarit dhe dëri në qershor janë ndërmarrë 52 operacione me 25 persona të arrestuar dhe 40 të proceduar. Sipas ligjit organizimi i lojrave të fatit dënohet nga 2 deri në 5 vjet burg.
