Dalin pamjet e përplasjes me armë në Sarandë, u plagos biznesmeni
Një video amatore tregojnë përplasjen e armatosur mëngjesin e së dielës (20 qershor) pranë një lokali në qytetin e Sarandës, ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi dhe një turist.
Në videon e filmuar nga një qytetar dëgjohet të shtëna me armë zjarri nga të paktën dy armë të ndryshme.
Shkëmbimi i zjarrit që zgjat për disa sekonda shoqërohet me ofendime dhe thirrje për të qëlluar.
Në video dëgjohen edhe rënkimet e një personi, që dyshohet se në atë kohë është goditur nga plumbat.
Autorët e sulmit me armë ndaj lokalit janë identifikuar si Redjan Haderi, 33 vjeç, tashme I arrestuar, si dhe dy vëllezërit Andrea Caushi , 35 vjeç dhe Visi Caushi, 33 vjeç, të cilët mbetën ende në kërkim.
Rreth 24 orë pas luftës me armë një tjetër tepelenas, i identifikuar si Luan Obzova, i njohur me nofkën “Ujku.” i vu në pranga pranë lokalit me një shishe benzinë me vetë, me dyshimin se do të tentonte ti vinte zjarrin objektit!
Biznesmeni Spiro Iljadhi I njohur edhe me emrin Ermal Iljazi,i I plagosur rëndë dhe u vu në pranga në Spital, pasi hetimet konfirmuan se Ai ka qëlluar me pistoletë ndaj të rinjve që e sulmuan me automatik.
Sipas policisë ata sulmuan me armë biznesmenin 35-vjeçari pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që kishin me të.
