ONM ankimoi vendimin për Elisabeta Imeraj, Soreca: Kolegji i Posaçëm i Apelit të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi

Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Por ditën e djeshme përmes një njoftimi Institucioni i Komisionerëve bëri me dije se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar të kërkojë ankimin e vendimit të KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisioneri Publik ka nxjerrë deklaratën e ONM-së ku thuhet se kryeprokurorja duhet të rivlerësohet për të tria kriteret.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me kërkesën e ONM për vendimin e KPK për Elisabeta Imeraj.

Soreca thotë se Kolegji i Posaçëm i Apelit duhet ta shqyrtojë çështjen me integritete dhe pavarësi.

"Ne e mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelim të vendimit të KPK. Ne shpresojmë që Kolegji i Posaçëm i Apelit  të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet," shkruan Soreca në Twitter.