Roth mesazh BE-së:Duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani!
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, por po rrezikojnë sërish prej konflikteve dypalëshe.
Ministrat e Jashtëm të BE-së nga Luksemburgu apeluan në shumicë që dy vendeve ballkanike t'u jepet një perspektivë e qartë përderisa i kanë përmbushur detyrimet fillestare.
Ministri gjerman për Europën, Mishael Roth, tha se një vendim tjetër negativ do të vinte në dyshim besueshmërinë e BE-së në rajon.
Reagimi erdhi përmes një postimi në twitter.
“Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth.
Please. Let bilateral issues be handled bilaterally, without blocking the entire ???????? moving forward. Let’s think strategically and realise: need to fulfill our obligations towards #Albania????????& #NorthMacedonia ???????? NOW + have no interest in leaving strategic vacuum there. Thank you.
— Michael Roth MdB ???????? (@MiRo_SPD) June 22, 2021
Edhe Isabel Santos, eurodeputetja portugeze dhe raportuesja për Shqipërinë, reagoi në Twitter se populli shqiptar e meriton një zhvillim pozitiv në drejtimin të afrimit me familjen europiane.
Si hap i parë shihet mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare nëse Këshilli do i jepte dritën jeshile kuadrit të negociatave.
Deri tani mësohet se Bullgaria ka ende rezerva kundrejt Maqedonisë, për çështje që lidhen me historinë dhe identitetin e vet kombëtar, ndërsa vendet dikur skeptike, si Franca dhe Holanda, janë zbutur në qëndrimet e tyre.
Si Tirana, edhe Shkupi marsin e shkuar morën mbështetjen jo unanime për të nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
