Bilanci: Shemben 61 ndërtime pa leje në bregdet, firmosen 94 mln lekë gjoba de 29 në pranga

Dy kate të shtuara pa leje në një objekt në zonën e Ranës se hedhun në Shëngjin çuan në pranga një ndërtues nga Tirana.

Anton Ndreca, ishte shpallur në kërkim me urdhër të prokurorit Sabri Kastrati i cili i kishte nisur hetimet disa muaj më parë dhe ka provuar shkeljen e ligjit.

Në lidhje me këtë rast janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por që pas dëshmisë së tyre u vendos që të hetohen në gjendje të lire.

Ndërkohë në zonen e Shëngjinit mësohet se janë duke u verifikuar edhe disa raste të tjera të ndërtimeve të dyshuara abusive.

Prokurori Sabri Kastrati, që ka dosjen, thotë se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Javen që lamë pas Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjës së Territorit, në kuadër të aksioni "Bregdeti Yne" u ndal edhe në Shëngjin ku i prishen 10 objekte pa leje kryesisht me konstrukt prej druri.

Shemben 61 objekte 

Plot 61 objekte të jashtëligjshme janë shembur në total në bregdetin Velipojës, Shëngjinit dhe Sarandës dhe Durrësit.

Shifrat i bën publike minitri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa shton se gjobat e vendosura ndaj subjekteve deri më tani kapin vlerën e 94 milionë lekëve.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 29 persona, si dhe ka proceduar penalisht disa të tjerë.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi më 7 qershor dhe do të vijojë përgjatë gjithë këtij muaji.

Më pas IKMT dhe Policia e Shtetit do të nisin shembjen e objekteve pa leje në Zonat e Mbrojtura, si dhe në pjesë të tjera të territorit.