Bërxulla me halle, Banorja: Kam 23 vjet që nuk kam hapur një herë rubinetin për ujë

Bërxull është fshati jo shum larg kryeqytetit - pjesë e të cilit janë dhe lagjet luksoze – që vijon të vuajë  mungesën e energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe nuk kanë rrugë të shtruara.

Zgjidhjen për ujin e kanë gjetur vetë, duke hapur puse.

“Kam 23 vjet që nuk kam hapur një herë rubinetin për ujë.  Ujin e kam nxjerrë vetë me pus. Drita jo, rrugët copë copë, kanalizimet nuk janë bërë të mira” thotë një banore.

Në fshatin ku jetojnë mbi 2 mijë banorë gazetarja e Ora News, Sonila Musaj ishte atje për të sjellë përmes një raportimi jetën me halle të këtyre banorëve.