"Vaksinoni prokurorët dhe stafin mbështetës!" Ibrahimi letër ministres Manastirliu

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, i ka kërkuar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të ketë në vëmendje vaksinimin e prokurorëve në të gjithë vendin përfshirë edhe stafin mbështetës. Në një mbledhje jashtë radhës, KLP vendosi të martën të pezullojë nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, pas arrestimit nga SPAK me akuzën e korrupsionit.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, i ka dërguar letër Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafit administrativ, në listën prioritare për vaksinim.

Sipas ibrahimit numri total i personave që përfshihen në këtë grup arrin në 928.

Ai thekson se natyra e punës së prokurorisë është e tillë që dikton kontakt të vazhdueshëm e të afërt me një numër të lartë personazh në zyrat e prokurorisë, në gjykata, në terren, në institucionet ku vihen dënimet penale etj.

Kjo vlen si për prokurorët ashtu edhe për oficerët e policisë gjyqësore dhe për administratën thotë kreu i KLP-së.

Për më tepër, puna e sistemit të prokurorisë nuk mund të ndërpritet apo të zhvillohet online në asnjë rrethanë dhe ajo nuk është ndërprerë plotësisht as në pikun e pandemisë”, thuhet në letrën e Ibrahimit.

Të martë Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë "arrest me burg" dhënë një ditë më par pasi prokurori u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim.

"Vaksinoni prokurorët dhe stafin mbështetës!" Ibrahimi