Raportuesja për Shqipërinë në BE, Isabel Santos: Shqipëria është gati, të përcaktojmë datën për negociatat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 13:15
Parlamenti Evropian është mbledhur këtë të martë, për të diskutuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.
Eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në PE Isabel Santos ka folur pas mbledhjes së ministrave në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Santos shprehet se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.
"Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e integrimit në Bashkimin Evropian duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi.
Këshilli i Çështjeve të përgjithshme duhet të caktojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Vullneti i mirë i popullit shqiptar drejt BE e meriton këtë zhvillim," shkruan Santos në Twitter.
