Shqiptari “tapë” në alkool tenton të vrasë gruan në Itali, si e parandaloi kunata tragjedinë

Një 37-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë gruan e tij në Itali dhe për këtë arsye ai ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Ervis Rakipaj, i cili do të përballet me akuzën e dhunës ndaj gruas dhe tentativës për vrasje.

37-veçari njoftoj gruan se do dilte me miqtë e tij për të pirë birra. Ndërsa në banesë është kthyer rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës. Ai kishte zgjuar gruan dhe kishte marrë pushkën në dorë. Në banesë ndodhej edhe motra e gruas së tij. Në këtë moment filluan të bërtiturat ndërkohë që motra e të dhunuarës tentoi që të ndante dhe të shuante sherrin, por 37-vjeçari shqiptar e qëlloi atë me shuplakë.

Në deklaratën e policisë shkruhet "se Rakipaj ishte i tëbruar. Fillimisht hodhi karrgie dhe sende të forta në drejtim të gruas së tij pastaj mori armën dhe ja drejtoi në gjoks. Ai tërhoqi këmbëzën dhe kunata e tij, motra e gruas, e cila ishte pranë tij, arriti të kapte tytën dhe të devijonte të shtënën në tokë, e cila shpoi dyshemenë."

Në  momentin që arrit policia dhe  i kishte kërkuar shpjegim për vrimën e bërë në tokë nga plumbi shqiptari nuk pranoi të shpjegonte, madje e quajti atë një dëmtim të shumë kohëve më parë.

Por më pas kur policia insistoi ishte vetë ai që e çoi policinë në vendin ku kishte hedhur pushkën.

Në denoncimin që gruaja bëri në polici, ajo tregoi se ata ishin vendosur në Itali në vitin 2017, prej disa vitesh burri i saj kishte filluar të abuzonte me alkoolin dhe kokainën, duke e detyruar atë të vuante dhunë fizike për arsye xhelozie; dhunë që ajo kurrë nuk e raportoi nga frika.