Shtohet misteri i zhdukjes së biznesmenit grek, letra e dyshimtë për vëllanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 15:20
Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja misterioze e një biznesmeni 53-vjeçar në Glyka Neras në Greqi.
Sipas informacioneve paraprake thuhet se 53-vjeçari ka lënë një letër ku e bën trashëgimtar të pasurisë që ka vëllanë e tij.
53-vjeçarit Stavros Dogiakis, pronari i tavernës “Kritikos” në Kantza, është zhdukur prej ditës së dielë, 20 qershor në mbrëmje.
Së fundmi një alarm për zhdukjen e tij është dhënë, ndërsa familjarët dhe autoritetet greke janë vënë në kërkim të tij, shkruan protothema.
