Niveli i ulët i rezultateve të maturës/ Tabaku: Maturantët që kanë dalë ekselentë janë 80% më pak këtë vit
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, Gevio Tabaku, aktivist i qëndresës qytetare , ka komentuar provimet e maturës gjatë këtij viti.
Ai shprehet se këtë vit ndryshe nga dy vite më parë, ka rënë numri i nxënësve ekselentë, teksa ka shtuar se pyetjet në provime ishin komplekse.
"Ka rezultuar se në vitin 2021 me notë 10 ka vetëm 36 maturantë ndërkohë që me notën katër 21099 maturantë.
Ndërkohë vitin e kaluar 88 nxënës kanë marrë 10
Në vitin 2019, 63 janë vlerësuar me notën 10 dhe , 1154 me notë katër. Kemi një shifër prej 80% më pak maturantë
Testi ka qenë i nivelit mesatar, ajo që ka qenë më e vështirë, ka qenë kompleksiteti i pyetjeve. Pra kanë qenë të vështira për t’u kuptuar. Kjo ka qenë një nga arsyet pse janë penalizuar. Për shkak të pandemisë është kërkuar që provimet të jenë më të thjeshta. Krahasuar me vitin 2019, është dyfishuar numri i mbetësve dhe e vetmja logjik është se testi ka qenë më i vështirë se sa duhet."
Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online Anila Kolgjini

