Rihapet dosja e dytë për vrasjen e Beqirëve, një bashkëpuntor tjetër tregon killerin që vrau Saimir Beqirin në Elbasan
Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për vrasjen e dyfishtë të Saimir e Nezir Beqirit, një prej ngjarjeve të rënda që tronditën qytetin në dhjetvjeçarin e fundit. Shkak për rinisjen e hetimeve që ishim pezulluar më parë, janë bërë indiciet e reja lidhur me autorët e mundshëm të krimit të cilët janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Një nga provat kryesore besohet se është dëshmia e një të penduari.
Prokuroria e Elbasanit ka rihapur dosjen e vrasjes së Saimir Beqirit, vëllait të Gentian Beqirit dhe djalin e Nezir Beqirit, të cilët u ekzekutuan nga grupi i Çapjave në 15 gusht 2012, në Elbasan.
Dy vite pas ngjarjes ku u vranë babë e bir, në muajin Prill 2016, ekzekutohet në ambientet e një karburanti në dalje të Elbasanit, Saimir Beqiri, djali i dytë i kësaj e familjes.
Ndërsa autorët janë filmuar si para dhe pas vrasjes, duke u larguar me një automjet.
Vendimi për rihapjen e dosjes është marrë disa muaj më parë, bazuar në indicie që tregojnë se kush janë autorët e vrasjes së Saimir Beqirit.
Në këtë çështje besohet se prokuroria ka siguruar dëshminë e një të dënuari, i cili ka treguar të gjithë dinamikën e krimit.
Ndërsa një dëshmi tjetër është marrë në Itali, ku shtetasi E.M, ka treguar për një vrasës me pagesë me inicialet T.Ç, që përdorej nga një grup kriminal në Elbasan.
“…është arritur te T.Ç, si autor i vrasjes së “Lilit” (Ilir Rrexhepit) nëpërmjet një burri me emrin E.Ll, i cili është mik me Saimir Bakun. Ky është po i njëjti “Baku” që ka vrarë dajën tim, Ardian Ibrahimi. Dua të saktësoj se T.Ç, është përdorur si killer në vrasjen e babait tim dhe në vijim edhe në vrasjen e Saimir Beqirit, që ka ndodhur në 11 prill 2016, pranë autostradës në afërsi të Elbasanit. Vrasja e Saimir Beqirit, ka ndodhur për hakmarrje pasi, Gentian Beqiri, i thërritur “Xhixha”, së bashku me Dritan Shemen, kanë qenë bashkëpunëtorë në vrasjen e Sokol Çapjas…” - ka treguar për prokurorinë e Elbasanit, një nga dëshmitarët.
Sipas akteve hetimore, viktima Saimir Beqiri, sapo vendos kontaktin e parë me sy me vrasësin që i ishte vënë nga pas, për një çast shtanget.
Më pas, fillon të vrapojë për t’i shpëtuar ekzekutorit. Por ky i fundit e ndjek me vrap nga pas deri sa arrin ta qëllojë me armë duke i shkaktuar vdekjen.
Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja të dy armëve, çka do të thotë se Saimir Beqiri u qëllua fillimisht me një pistoletë me silenciator dhe më pas me një revolver.
Ndërkohë që në pamje vihet re se si shoferi i vrasësit shoqëron me automjet ekzekutorin që vrapon në këmbë pas Saimir Beqirit.
Më pas, mjeti i tyre largohet me shpejtësi në një rrugë dytësore në drejtim të Metalurgjikut.

