Teste false covid për 15 - 25 euro, arrestohet mjeku i QSUT dhe sekserë të agjencive të udhëtimit

Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë të falsifikimit të testeve covid. Në pranga kanë rënë 10 persona mes tyre një mjek pjesë e QSUT dhe disa sekserë të agjencive të udhëtimit. Gjithashtu është sekuestruar dhe baza ku realizoheshin testet false anticovid kundrejt vlerës 15 – 25 euro.

E gjitha nisi në momentin kur një shtetas tentoi të kalonte kufirin me një test falco.

Grupi shiste teste false. Një person i cili kishte blerë testin fals kisht kërkuar të ndryshohen të dhënat e gjeneralitetit pasi të dhënat ishin të pasakta. Në këtë moment hetimet nisën kryesisht.

Urdhërndalimi është prerë nga prokurori Bledar Valikaj.