Ja si operatorët e OSHEE bashkëpunojnë me kultivuesit e lëndëve narkotike në "shtëpitë e barit"

Kultivimi i kanabisit brenda banesave po kthehet në fenomen edhe në Shqipëri, ndërkohë që policia dyshon se organizatorët e këtij aktiviteti bashkëpunojnë me elektriçistët për të fshehur konsumin e lartë  të energjisë. Së fundi 10 specialistë të OSHEE kanë përfunduar në pranga ose janë proceduar, ndërkohë që në hetim nga policia janë edhe disa operatorë të tjerë, të cilët dyshohen se kanë bashkupunuar me kultivuesit për ndërhyrjet apo fshehjen e sasisë së harxhuar të energjise elektrike.

Prodhimi i kanabisit në kushtet e shtëpisë nuk po prangos vetëm trafikantet por edhe elektricistët.

Ky fenomen po vijon të bëhet shqetësuese ku vetëm në një muaj të arrestuar dhe të proceduar numërohen rreth 10 operatorë të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Burime nga policia bëjnë më dije se këto operator luanë një rol të rëndësishëm në kultivimin e drogës, ku kundrejt një pagesë të cilët e marrin kryesisht nga trafikantet bëjnë ndërhyrje në sahatin matës por edhe nuk shënojnë sasinë e duhur të shpenzimit të energjisë.

Kjo për faktin se sipas burimeve autoritetet policorë prej muajsh kanë nisur një bashkëpunim me  OSHEE për të parë së cila nga banesat apo bizneset kanë konsum të lartë të energjisë krahasuar më muajt e kaluar.

Vetëm në pak ditë në vendin tonë policia zbuloi disa banesa të cilët ishin përshtatur për kultivimin e kanabis sativës, dhe mbrapa tyre nuk qëndronin vetëm trafikantet por edhe elektricistët.

Burimet thonë  se hetimet e policia tashmë janë zgjeruar për të gjithë faturuesit në të cilët policia dyshon së janë të përfshirë në kultivimin e hashashit në banesa.

Duke marrë shembull nga Britania dhe vende të tjera, kultivuesit shqiptarë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt atyre që cilësohen si shtëpitë e barit, ku kanabisi kultivohet në ambiente të brendshme larg vëmendjes së policisë.