Të jetosh duke kultivuar çaj, në Pustec rreth 70% e popullsisë sigurojnë të ardhurat nga kjo bimë
Tokat e mbjella me çaj gjenden të çdo cep të Pustecit.
Rreth 70% e banorëve sigurojnë të ardhura nga kultivimi i kësaj bime.
Por kohët ky aktivitet po pëson krizë të thellë, për shkak të rënies drastike të çmimit në treg.
Vetëm para pak vitesh, një kilogram çaj kushtonte deri në 1 mijë lekë, por këtë vit vlera e shitjes është vetëm 50 lekë.
"Me 50 lekë kilja. Më parë ka qenë 9 mijë. Nuk kemi të ardhura," thotë fermerja.
Fermerët shprehen të zhgënjyer për këtë situatë, ndërsa apelojnë që shteti të gjejë një zgjidhje, pasi është e vetmja mundësi të ardhurash për ta.
"Çfarë të bëjmë, e mbollëm tani duhet korrur, s'mund ta lëmë kështu," thotë fermerja.
"Çajin siç e kemi mbjellë e kemi në shtëpi, me 40 lekë ta shesësh është gjynah," thotë fermerja.
Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski pranon një situatë të tillë, ndërsa tregon edhe arsyet që mund të kenë çuar në këtë gjendje.
"Për momentin shitja është shumë e dobët ose mund të them që shitjet me një çmim qesharak 50 lekë për kilogram. Në fillim sipërfaqet kanë qenë shumë të ulëta dhe besoj se për atë sasi ja vlente, edhe kërkesa ka qenë e madhe. Tani me rritjen e ofertës edhe kërkesa është ulur," thotë Kolefski.
Edhe pandemia e koronavirusit shihet si një nga arsyet e rënies së çmimit, pasi çaji nga viti i kaluar nuk është tregtuar me vendet e tjera duke ulur kështu kërkesën për këtë produkt.
