“Nuk ta hap derën”, policia ndëshkon 2 pronarë me lokale hapur në Durrës, thyenin orën policore
Dy pronarë lokalesh janë gjobitur në Durrës për shkak se nuk kanë zbatuar masat anti covid, duke mbajtur lokalet hapur edhe pas orës policore.
Sipas policisë në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Policisë është vendosur edhe masë administrative 1.000.000 lekë për shtetasin B. T., pasi nuk ka zbatuar orarin e përcaktuar për mbyllje.
Gjithashtu u ndëshkua me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, shtetasi B. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Shtetasi B.T u procedua penalisht për veprta penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë" dhe "Prishja e qetësisë publike", pasi ka dëgjuar thirrjen e Policisë nuk ka pranuar të hapë derën duke kundërshtuar urdhrin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
