Rinas/ Ulet avioni i parë me linjë direkte nga Moska: Sukses dhe fillim i mbarë i sezonit

Në Rinas është ulur mbrëmjen e së dielës, 20 qershor avioni i parë në linjë direkte me Moskën.
200 turistë rus kanë zbritur në tokën shqiptare për të shijuar bregdetin dhe natyrën. Organizatorët e konsiderojnë një ngjarje të rëndësishme që do të pasohet dhe me udhëtime të tjera.

Për Shqipërinë informacionin nuk e kanë marrë vetëm prej operatorët turistikë, por dhe nga persona që e kanë vizituar më herët vendin tonë.

"Është një lajm fantastik pasi më shumë se 200 turistë rusë kanë ardhur nga Moska në Tiranë në një udhëtim prej 3 orësh e gjysmë. Ne jemi  shumë të lumtur që ky shërbim për turistët është i mundur. Është gjithashtu një shenjë e mirë për rimëkëmbjen e industrisë ajrore si dhe për turizmin që po rijetësohet këtu në Shqipëri me ndihmën e shumë turistëve nga Evropa Lindore, nga të cilët Rusia është vendi më i rëndësishëm. Tashmë ne jemi në kërkim të më shumë destinacioneve. Sot ishte një ditë e mirë."

"Sot është mbrëmje e bukur, falë përpjekjeve të përbashkëta të ministrisë së Truizmit në Shqipëri, autoriteteve u arrit mundësia e mbërritjes së avionit të parë më turistët rusë, rreth 200 veta. Sot mbërritën për të kaluar ditët e pushimit këtu në Shqipëri."

Aler Travel më herët ka bere te mundur dhe afrimin e pushuesve të parë nga Ukraina në Shqipëri.

"Them sukses dhe fillim i mbarë i sezonit me fluturimin nga Moska. Ne planifikojmë tani një herë në javë dhe presim shumë shpejt zgjatje dhe shtrim të programeve edhe në qytete të tjera."