Ndotja e lumit Gjanica në Fier po arrin nivele alarmante

Ndotja e Gjanicës po arrin nivele alarmante.

Mbeturinat buzë lumit dhe ngjyra e ujit tregojnë më së miri gjendjen e situatës mjedisore.

Efekti më i madh negative duket se vjen nga mbetjet e hidrokarbureve nga fabrikat dhe uzinat në Ballsh dhe zonat përreth.

Banorët që preken nga Gjanica kujtojnë kohën kur uji jo vetëm ishte i pastër, por edhe përdorej për t'u pirë.

"Gjanica më parë ishte shumë e mirë, e pastër, laheshim dhe pinim ujë. Tani punon uzina në Ballsh," thotë banori.

"Kur ishte e pastër këtu nuk mbaronte peshku," thotë banori.

"Ne pinim ujë në Gjanicë, ka qenë i pastër shumë. Tani është ndotur," thotë banori.

Por, tashmë kohët kanë ndryshuar, dhe uji i Gjanicës është bërë i papërdorshëm edhe për vaditje.

"Vjen i turbullt, edhe bimët thahen po i vadite," thotë banori.

Ndotja e lumit është kthyer prej kohësh në problem shqetësues mjedisor por autoritetet nuk kanë një plan konkret për zgjidhjen e situatës.